Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ka folur për situatën politike brenda selisë blu dhe për Kuvendin e 30 prillit.

Gjatë fjalë së tij, Kadilli theksoi se kjo lëvizje e demokratëve nuk mund të quhet Rithemelim por Rirreshtim të partisë nga Basha tek Berisha.

“Nuk di ta them përse u votova, nuk kam marrë si funksionon procesi sepse çdo votim në Shqipëri merret me pikëpyetje të mëdha. Jam aty sepse ndoshta demokratët më vlerësuan ndershmërinë, kam qenë i vërtetë dhe i ndershëm me ata. I kam dhënë një dorë kësaj partie dhe do ta vazhdoj ta bëj këtë edhe në ditët e këqija, e kam bërë në 97’ dhe e bëj edhe sot që është një ditë më e keqe se 97’.

Unë i kam njohur Berishës meritën që është një burrë i zoti në politikë. Përpjekja e tij është e suksesshme. E nisi në Rogner me 3 mijë veta që me zor kishin ardhur nga e gjithë Shqipëria dhe e mbylli më 11 dhjetor me 11 mijë veta, për ata është përpjekje e suksesshme dhe ai ia doli përpjekjes së tij. Cdo demokrat duhet të luftojë për interesin e partisë dhe Shqipërisë, duhet të mësojmë nga e kaluara dhe të marrim më të mirën.

Nuk është Rithemelim por është rirreshtim i partisë, dikur ishte rreshtuar pas Bashës dhe tani rreshtohet pas Berishës. Që të ketë Rithemelim do të thotë që të ndash kulturë të re politike, qasje të re politike, ligjërim të ri politik. Që ndryshojnë 5 nene në statut ky nuk është Rithemelim, por sot Partia Demokratike është rirreshtuar në krah të Berishës. Një parti që thotë jam konservatore dhe lideri kryesor thotë “Revolucion i pandërprerë” është pa pikë kuptimi.
Berishizmi – Partia jonë nuk duhet ta konservojë. Si kulturë politike nuk ka asgjë për tu konservuar. Ka brenda frymën e revolucionit dhe energjinë shpërthyese të kulturës së shekullit të 20-t. Ka nga ana tjetër, shoqëria shqiptare duhet shkundur dhe provokuar. Ajo që më shkon përshtat është që politika mbahet e personalizuar. Personi ka qenë i fortë për meritë të tij por ka lënë një vulë në ballë të kësaj dhe nëse kjo parti do të shikojë të ardhmen nuk mund ta mbajë këtë vulë në ballë”, tha Kadilli.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb