Drejtuesi politik i PD në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka ironizuar takimet elektorale të PS në Fier, Patos dhe Roskovec. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi ka publikuar një video, që sipas tij qytetarët janë sjellë me autobusë nga Tirana si krushq.

Bardhi me ironi thotë se kjo mund ti ndodhë vetëm Edi Ramqës dhe Belinda Ballukut.

Sipas tij e gjithë Shqipëria më 11 maj do të votojë numrin 1.

“Të shkosh për takim elektoral në Roskovec, Fier apo Patos me krushq të sjellë me 15 autobusë nga Tirana, kjo mund ti ndodhë vetëm Edi Ramës dhe Belinda Ballukut!

Gënjeni veten edhe 12 ditë, se që jeni të mbaruar e ka marrë vesh gjithë Shqipëria! Në 11 Maj qytetarët e kanë ndarë mendjen, votojnë nr. 1”, shkruan Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko