Dritan Zagani, ish efektiv i policisë, nëpërmjet një lidhje skype për emisionin “Të Vaksinuarit” në Fax News ka folur mbi ngjarjet e fundit të ndodhura në vend ku një prej efektivëve vrau kolegun e tij brenda komisariatit të Tiranës.

Zagani tha se ky ishte rezultati kur në polici punësohen patronazhistët dhe jo specialistët. Ndërsa tha se problem i madh mbetet mos-dhënie e rëndësisë së institucionit të psikologut në raste të caktuara kur gjithsecili mund ta ketë të nevojshme.

“Është synuar të ketë sa më shumë efektivë në shërbim të partisë dhe jo në shërbim të ligjit. Ky është rezultati tanimë i dukshëm. Duke eleminuar specialistët dhe duke i zëvendësuar me patronazhistët, kjo është diçka që pritet. Ka shumë vite që policia kurbën e përsosmërisë e ka gjithmonë e më të ulët.

Institucionalizimit i rolit të psikologut brenda policisë

Formalisht ka vite që ekziston, por në Shqipëri akoma nuk ekziston ajo kulturë e përgjithshëm e besimit të psikologut si një mjek dhe jo si një njeri që merret me të çmendurit. Por ajo është thjeshtë një nevojë mjekësore për çdo person”– u shpreh Zagani.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re