Në rast se ju duhej një arsye më shumë për të ndryshuar humorin, na lini t’jua themi ne. Nutricionistë të ndryshëm kanë arritur në përfundimin se inati dhe zemërimi janë armiku kryesor i atyre që duan të humbasin peshë!

Nuk ka rëndësi se sa shumë ushtroheni, nëse e ushqeni veten me inate, s’keni për të arritur kurrë në peshën ideale. Ç’lidhje ka mbipesha me ndjesinë e inatit?

E dini se mund të ketë qenë pikërisht humori i keq arsyeja pse keni shtuar në peshë?

Kur jemi nervozë dhe të zemëruar, trupi sekreton adrenalinë dhe kortisol, hormon që çlirohet si përgjigje e stresit dhe si rrjedhojë, niveli i sheqerit në gjak, rritet. Normalisht, ky hormon prodhohet kur ne ushtrohemi, por në rastin kur vjen si rezultat i zemërimit, glukoza që gjenerohet nuk përpunohet dot nga qelizat dhe depozitohet si shëndet në trupin tonë.

Studime të autorëve, kanë arritur në përfundimin se thuajse të gjithë pacientët mbipeshë kanë patur të përbashkët ndjesinë e zemërimit të theksuar. Një tjetër provë që vërteton teorinë se obeziteti lidhet me inatin dhe keqmenaxhimin e këtij emocioni.

Emocionet negative, si zemërimi, trishtimi ose ankthi ndikojnë gjithashtu direkt në mënyrën se si hamë dhe në shumë raste shndërrohen në shkakun kryesor të kileve të shtuara. Emocionet, shpesh përshkruhen si energji që transformohet në shtim peshe prandaj menaxhimi i mirë i tyre do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në shëndetin mendor, por edhe atë fizik.

Aktiviteti fizik është zgjedhja e parë që duhet të konsideroni për të mbajtur nën kontroll emocionet negative, por jo vetëm. Një shëtitje në natyrë, një vizatim i thjeshtë apo një shkrim i rastësishëm do t’ju bënte gjithashtu punë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re