Kjo është receta se si të shpëtoni nga gurët në veshka me një mënyrë 100% natyrale, transmeton Kosova Post.
Miksoni 4 limona në 2 litra ujë dhe pijeni shpesh.
Limoni është shumë i pasur në citrate, të cilat ndihmojnë në luftën kundër gurëve në veshka. Studiuesit thonë se mund t’i shtoni pak mjaltë kësaj përzierjeje.
Mrekullia për pastrimin e veshkave
Nëse keni ndonjë problem me veshkat, traktin urinar apo fshikëzën e urinës ju sjellim sot një pije që do t’ju zgjidhë problemin.
Veshkat janë organ jetik në trupin tonë. Ato filtrojnë 200 litra gjak në ditë dhe nuk lejojnë që toksinat të futen në trupin tonë.
Armiqtë më të mëdhenj të veshkave janë proteinat shtazore, pijet me gaz, produktet OMGJ, ëmbëltuesit artificialë, kafeina dhe cigaret.
Për të pastruar veshkat duhet të konsumoni ujë në sasi të lartë.
Për të bërë një pije që largon problemet me veshkat ju duhen:
– 1 Kivi
– 1 Banane
– lëngu i gjysmë limonit
– ½ gote arra
– ½ luge majdanoz
– 1 gotë ujë
Mënyra e përgatitjes:
Të gjithë përbërësit e mësipërm hidhini në blender dhe miksojini. Limonin duhet ta shtrydhni përpara se ta hidhni në blender.
Konsumojeni këtë pije çdo mëngjes esëll.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re