Akademiku Artan ka komentuar sërish tezën e provimit në lëndën e Gjuhë- Letërsisë në Maturën Shtetërore 2020 duke thënë se nuk kishte vetëm luhatje në interpretime subjektive, por ishte edhe ngatërrestare e me pyetje naive.

Sipas Fugës  kjo jep mundësi që nxënësit e shkëlqyer të injorohen, dhe të përfitojnë të privilegjuarit nga prindërit duke argumentuar se përmes kësaj skeme, lihen në injorancë fëmijët e kombit dhe i jepet mundësi fëmijëve të privilegjuarve që studiojnë jashtë të mbledhin në familjet e tyre pushtet, pasuri dhe arsim.

Reagimi i plotë: Teza e gjuhës dhe e letërsisë nuk kishte vetëm luhatje në intepretime krejt subjektive, jo vetëm ishte ngatërrestare, por edhe me pyetje naive si a është përgjigje e saktë : Ai hipi në pemë dhe mblidhte gurë!!! 🙂

Ky infantilizëm krijon mundësi që nxënësit e shkëlqyer të injorohen dhe të përfitojnë lloj lloj nxënësish të privilegjuar nga prindërit por që nuk duan të mësojnë!

Kështu ne lemë në injorancë fëmijët e kombit dhe japim mundësi që fëmijët e të privilegjuarve që studjojnë jashtë të mbledhin në familjet e tyre pushtet, pasuri dhe arsim! Kjo politikë është antikombëtare!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re