Deputetja demokrate, Ina Zhupa nga Kuvendi ka komentuar deklaratën e Taulant Ballën i cili tha se projektligji për kontratën 5 vjeçare për studentët e mjekësisë do bëhet ligj më 20 korrik, ku tha se kjo e fundit nuk do realizohet pasi Kushtetuta e kundërshton.

Zhupa tha se Kodi i Punës e ndalon punësimin me detyrim, pasi njerëzit janë të lirë të zgjedhin profesionet e tyre që nga viti 1991.

“Ne po na ikën të gjithë, mjekë me 20 vite në sistem të gjithë ata që kanë një profesion, nga një mjedis ku krimi mbizotëron dhe arsimi ka dështuar që nga kopshti. Balla tha një të pavërtetë, e shkel Kushtetutën, këtu duhet të ishte mbyllur seanca. Nëse e miratoni në 20 korrik, ne do e rrëzojmë në shtator në gjykatën Kushtetuese, pasi ligji e thotë ndryshe. Njerëzit janë të lirë që nga viti 1991 të zgjedhin vetë profesionin e tyre, Kodi i Punës i ka ndaluar, do ishte mirë në komunizëm por në demokraci këto masa janë antikushtetuese.

Nuk e di nga jeni frymëzuar nga Kuba, pasi një vend demokratike nuk i shkel të drejtat e njeriut, tregon qartë se fajtore është vetë qeveria. Këto politika ku mjeku është i detyruar të blerë vetë maskat, listën e ilaçeve të rimbursuara t’ja ndryshojë çdo 6 muaj sipas marifeteve të qeverisë, sesi puna në spitale futet me mik dhe jo ku më i miri triumfon. Kjo politikë është e mirë nëse doni që studentët të ikin para se të fillojë studimet, të shtoni universitet private”, tha Zhupa.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re