Ish-presidenti i republikës Bamir Topi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Aktualitet” në Fax News, foli në lidhje me situatën e krijuar në vend dhe zhvillimet e politikët.

Topi theksoi se sjellja politikë në vend sa vjen dhe rëndohet duke shtuar se politika tashmë nuk i shërben më interesave të këtij vendin por interesave vetjake.

Ish-presidenti shtoi se me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, Shqipëria u kthye nga Republikë Parlamentare, ‘de facto’ në Republikë Kryeministrore, pasi kryeministri është i gjithë pushtetshëm.

“Kjo sjellje politike sa vjen dhe rëndohet. Nëse mendonim se do të vinte duke u pjekur duke u civilizuar në fakt ka ndodhur e kundërta. Këtë nuk e them vetëm unë, por e dëgjoj ngado. Në vend që të ndodhet evolucion në politikë, ka ndodhur involucion, është mbledhur, është përkeqësuar dhe tashmë kemi një politikë që nuk i shërben më këtëij vendi.

Sa u përket ndryshimeve Kushtetuese në vitin 2008, ti referohen intervistës së datës 15 prill. Në momentin kur palët politike po ndryshonin kushtetutën. Nëse do të kisha qenë një njeri konformist do të kisha thënë shumë mirë e keni ndryshojeni. Në sintoni palët politike bën atë që filluan të minimizojnë institucionet kryesore. Pas 12 vitesh, janë tre legjislatura dhe kemi një përkeqësim të standardit politik, por je dhe pa institucione. Kjo politike precipitoi në interesa shumë të ngushta vetëm për veten e vet. E solli vendin në një vend pa institucione. 12 vjet nuk janë pak!

E kam parashikuar të gjithë ata që e vlerësojnë politikën me lajmet e ditës, të gjithë që merren me komente të orientuara nga politika le të lexojnë. Njerëzit sot nuk lexojnë. Kjo është arsyeja që historia e Shqipërisë është traumatike pasi edhe ngjarjet e ditës ne nuk i transmetojmë siç duhet. Një vend që nuk di të ndërtoj memorien e tij nuk ka as vizionin të ndërtojë perspektivën për të ardhmen. Kjo politikë nuk i shërben më interesave të këtij vendi. Mund ti shërbejë cilido, por jo interesave të këtij vendi.

Në momentin që janë bërë ndryshimet kushtetuese, emërtimi është sipas Kushtetutës që Shqipëria është bërë Republikë Parlamentare, por kur u ndryshua kushtetuta në 2008 u bë De Facto, Republikë kryeministrore. Kryeministri është i gjithë pushtetshëm, kontrollon çdo gjë. Nuk është meritë e tij. Kemi të bëjmë me një sindromë shumë të fortë të abuzimit me pushtetin. E ke ti si institucion, në fund fare përgjegjësia është politike. Unë them se këtu gjërat kanë shkuar për keq në ndryshime që e kanë sjellë situatën të absrobueshme. U kanë dhënë mundësi pafund individëve që luajnë në politikë , shajnë, ofendojnë dhe askush nuk përgjigjet. Të gjithë ato që vijnë dhe gjykojnë historinë e Shqipërisë, gjykojnë se këtu ka abuzim me pushtetin. Është krijuar një situatë kaotike në të menduar. Njerëzit madje janë larguar nga televizionin, kanë një mekanizëm mbrojtës që mos ta ndjekin. Shoqëria ka humbur forcat imune për të reaguar.”– tha Topi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re