Gazetari Kastriot Çipi tha në studion e emisionit “Me Xhaxhiun” në Fax News se protestat e këtyre ditëve kanë organizatorë me emër dhe figurë por që nuk po dalin publikisht.

Çipi theksoi se çdo protestë thirret nga persona të caktuar dhe ajo që nevojitet është transparenca, duke shtuar se ky duf popullor prej 7 ditësh tashmë do të shuhet dhe harrohet për pak ditë.

Ai tha se kjo krizë ekonomike nuk lidhet vetëm me luftën në Ukrainë apo korrupsionin por është modeli totalisht i rrënuar dhe se nuk është marrë asnjë masë për ta zëvendësuar.

Çipi: Kemi përballë një pushtet që i ka të gjitha mjetet për të shuar protestën. Mosshfaqja e figurës dhe kërkesave tregon komplot.

Atyre që duhet të protestojnë se u ka shkuar aty ku nuk u mban nmë atyre u thuhet jo keni x5 jo iphone, kjo gjen terren pasi nuk shfaqen drejtuesit.

Për mua kjo protestë është një ortek i kontrolluar. Është një mënyrë për të zbrazur dufin popullor dhe pas një jave do harrohet. Do shohim sa njerëz do ketë të shtunën megjithatë unë besoj se protesta po shkon drejt pushtimit.
Askush nuk po e merr përsipër organizimin, nuk bëhet thirrja nga populli.

Protesta e teatrit psh prej ditës së parë ka pasur fytyrë, lindi Aleanca për Teatrin. Të gjithë njerëzit pjesë e grupit coordinator kanë qenë persona publikë, edhe ajo e studentëve ka pasur disa organizatorë.

Qeveria dhe atëherë e dinte shumë mirë se çfarë po ndodhte, ku një organizatë politike bërtiste jo politikë.

Rezear Xhaxhiu: Ka shume teori konspirative për këto protesta, pse e gjithë kjo baltë?

Çipi: Të jetë kush të dojë, ama transparencë, atje ka grupime majtiste, sorosiane pra kanë ndërhyrë partitë. Ose duhet të kemi një standard ose protesta shkon në djall. Sot që dëgjoj këto pika mendoj se kam bërë mirë që nuk kam shkuar, ssepse duhet trajtim simptomatik. Nëse kemi këtë krizë nuk është vetëm te lufta në Ukrainë, ne e kemi rrënuar modelin tonë ekonomik pa e zëvendësuar me një prej tyre.

Unë i njoh dhe ca drejtues të kësaj proteste, i kam pyetur si mund të dalim nga kjo krizë. Ne kemi një bilanc energjitik që nuk mjafton dhe jemi të varur nga tregu ndërkombëtar dhe sa herë të ketë krizë do e vuajmë ne më fort sepse nuk kemi burime alternative.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re