“Kjo punë vjen pak erë e keqe me thënë të drejtën”. Kështu është shprehur aktori i njohur, Naun Shundi, teksa ka zbuluar se është kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në një lidhje telefonike me “News 24”, Shundi u shpreh se nuk është kundër ndërtimit të një godine të re, por në një vend tjetër, duke mos cënuar Teatrin Kombëtar.

“Unë kam qenë kundër prishjes, dhe vazhdoj të jem. Nuk kam asnjë argument tjetër. Me ç’thonë, duke nisur nga presidenti, se ka shkelje kushtetuese. Kjo punë vjen pak erë e keqe me thënë të drejtën. Të duket vetja sikur po merr pjesë dhe po hesht ë një maskaradë që po zhvillohet”, tha aktori.

“Çdo qytetar i lirë i këtij vendi, duhet ti bashkohet kësaj nisme për projektligjet për prishje. Se di se si mund të arrihet kjo. Por me rëndësi është që mos të prishet. Më pas nëse e rregullon Europa Nostra apo qeveria, kjo ka të bëjë me të tjerët. Mua më intereson që kjo godinë të rregullohet, pasi ka nevojë për rregullime. Edhe sot siç është, është funksionale. Këtë e kam vërtetuar, pasi ajo sallë ka ofruar shfaqje edhe gjatë këtyre 2 viteve të bllokuara. Nuk jam kundër ndërtimit të një teatri bashkëkohor. Por le ta bëjnë ku të duan, por mos të prishin këtë. Të vinë disa specialistë dhe të nisi puna. Unë si dal para një buldozeri që të më shtypë, por të ngre zërin. Por të vetësakrifikohem?! S’jam nga ata.”, tha aktori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re