Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka shkuar në Presidencë, aty ku po mbahet takimi i presidentes në detyrë Vjosa Osmanit me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Para mediave Mulhaxha – Kollçaku ka folur shkurt, ndërsa është shfaqur tepër e emocionur.

Ajo ka thënë se është vendim i merituar dhe i drejtë ai që ka marrë Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

“Kjo qeveri që nga fillimi ishte ilegjitime, një qeveri që e grabiti pushtetin. Presim më të mirën.

Ka aq shumë disponim, saqë të gjitha zemrat rrahin Vetëvendosje këto ditë”, ka thënë ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re