Lëvizja Vetëvendosje nuk ndalet në kundërshtimin e saj ndaj Qeverisë Hoti, pasi tani do të fillojë peticioni për shkarkimin e kësaj qeverie.

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, ka thënë se subjekti opozitar ka nisur peticionin për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i kishte dhënë të drejtë Lidhjes Demokratike të Kosovës ta formonte Qeverinë, subjekti politik që drejtohet nga Albin Kurti, kishte filluar peticionin, ‘Duam zgjedhje të reja”.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, tha se Qeveria Hoti e ka kolapsuar tërësisht sistemin shëndetësor. “Përveç kolapsit në shëndetësi, kjo qeveri ende nuk ka plan konkret për rimëkëmbje ekonomike. Kjo qeveri po e çon vendin drejt një kátastrofe humanitare”, tha ajo.

Lëvizja Vetëvendosje nuk e njehë Qeverinë Hoti si legale, ajo i drejtohet “Qeveria Koti”, pikërisht për këtë etiketim kishte pasur debat të ashpër mes dy subjekteve politike që kanë qeverisur bashkë vetëm pak muaj më parë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re