Deputeti i PD, Dashnor Sula me anë të një postimi në Facebook thotë se qeveria po kërkon të rrisë çmimin e bukës. Sipas tij, prej disa muajsh furrave që pjekin bukë, nga ERE u është kërkuar ndarja e ambienteve në dy aktivitete, por kjo sipas tij rritet kostot.

Sula me ironi thotë se zgjedhjet kaluan dhe ‘tani ta rrisim edhe çmimin e bukës për shqiptarët!’

“Kjo qeveri nuk zhgënjen. Menjëherë sapo përfunduan zgjedhjet lokale dhe u gënjyen me rritje pagash e 5 mijë leksha për pensione, qeveria nis lëvizjet për ti marrë shumëfishin qytetarëve”, shkruan Sula.

Postimi i Dashnor Sulës

🔴Zgjedhjet kaluan, tani ta rrisim edhe çmimin e bukës për shqiptarët!

📍Kjo qeveri nuk zhgënjen. Menjëherë sapo përfunduan zgjedhjet lokale dhe u gënjyen me rritje pagash e 5 mijë leksha për pensione, qeveria nis lëvizjet për ti marrë shumëfishin qytetarëve.

Pashpirtësia ndaj qytetareve tregohet duke i goditur aty ku prek më shumë.

🔴Po kërkojnë të rrisin çmimin e bukës. Duan ti heqin kafshatën e bukës këtyre pak që kanë rezistuar deri më tani.

-Prej disa muajsh furrave që pjekin bukë, nga ERE u është kërkuar ndarja e ambienteve në dy aktivitete, pra aty ku ata kanë shërbimin e tregtisë të pastiçerisë, produkteve të tjera, byrek etj të ketë tarifë shërbimi me 14 lekë në tension të ulët. Për zonat ku ka prodhim të bukës masive, ku janë furrat e pjekjes apo dhe brumatriçet do të aplikohet çmimi i subvencionuar prej 7.6 lekë.

🔴Kjo është praktikisht e pamundur dhe nëse realizohet. Por edhe nëse do bëhej një gjë e tillë atëherë këto ndryshime do të kërkonin investime dhe kosto ekstra. Të gjitha këto shpenzime sigurisht që do shkarkohen te qytetarët. Me pak fjalë, kjo qeveri më parë po rrit çmimin e bukës së qindra mijëra qytetarëve sesa po rrit pagat që i premtoi në fushatë dhe i zvarrit pas zgjedhjeve.

📍Çmimi i bukës masive prej muajit Mars 2022 vijon të jetë 100 lekë. Për periudhën 2021-2022 çmimi i bukës u rrit 3 herë radhazi me një rritje totale prej 30 lekesh.

Shtrenjtimi i parë nisi në muajin Shtator të 2021 ku buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Rritja e çmimit u ndikua nga shtrenjtimi i miellit të bukës nga 50 lekë në 55 lekë në muajin Gusht. Në mesin e muajit Mars 2022 çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë për copë, për shkak të shtrenjtimit të miellit.

🔴Si e thotë edhe shprehja e urtë popullore:”Mos luani me bukën se ju zë sytë”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re