Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë” në News 24 nën moderimin e Nisida Tufës, lidhur me aksionin e fundit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike.
Tabaku tha se është kundër këtij vendimi të qeverisë, i cili sipas saj tregon forcën te bizneset në mes të sezonit turistik.
Demokratja foli me skepticizëm dhe kritika ndaj qeverisjes së socialistëve, duke thënë se PS po stimulon informalitetin në tregun shqiptar.
“Kjo qeverisje me aksione ka rritur informalitetin. Sepse nga ana tjetër shohim aksione si legalizimi i të gjitha ndërtesave pa leje, stallave etj. Pra e stimulojnë informalitetin dhe më pas bëjnë aksione të tilla.
Po të shkosh në fshatrat e Tiranës, na thonë që është e pamundur të ndërtosh sepse të shkon më shumë “qoka” se ndërtimi”, u shpreh deputetja e PD.
Jorida Tabaku: Tiranën nuk e ka drejtuar PD dhe lejet janë dhënë nga ata që e drejtonin. Kush ka lejuar abuzimet? Ka pasur disa leje të dhëna nga institucione të ndryshme. Jam kundër këtij tregimi forcë që shkon te biznesi në mes të sezonit turistik. E dimë që shteti është i fortë dhe ka çdo instrument në dorë. Pse duhet të bëhet kjo me biznesin e vogël? Kjo qeverisje me aksione ka rritur informalitetin. Sepse nga ana tjetër shohim aksione si legalizimi i të gjitha ndërtesave pa leje, stallave etj. Pra e stimulojnë informalitetin dhe më pas bëjnë aksione të tilla. Po të shkosh në fshatrat e Tiranës, na thonë që është e pamundur të ndërtosh sepse të shkon më shumë “qoka” se ndërtimi.
