Kur flitet për shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë, ka shumë mundësi që mendja t’ju shkojë te kanceri dhe sëmundjet e zemrës.
Këto janë realisht dy nga sëmundjet që po iu marrin jetën më shumë njerëzve, megjithatë, shumë pak po flitet për shkaktarin e tretë: sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK). Kjo gjendje e bën të vështirë frymëmarrjen, duke përkeqësuar kollën.
Me miliona njerëz në botë janë të diagnostikuar me këtë gjendje. Pavarësisht kësaj, shumë pak vëmendje po i kushtohet krahasuar me sëmundjet e tjera vdekjeprurëse.
“Është shkaktari i tretë i vdekjeve në SHBA dhe asnjë nuk flet për të”, thotë MacDiarmid. Kjo ndodh për shkak edhe të natyrës së sëmundjes. Duhanpirja është shkaktari kryesor i sëmundjes pulmonare obstruktive kronike. Rreth treçereku i të sëmurëve me SPOK nuk kanë pirë asnjëherë duhan, dhe në këto raste shkaktarë mund të jenë faktorët mjedisorë, si ajri i ndotur, përveç faktorëve të caktuar gjenetikë
Edhe pse aktualisht ka më shumë informacione në lidhje me këtë sëmundje krahasuar me një dekadë më parë, akoma është e nevojshme të bëhen kërkime bazike mbi të dhe të gjendjen mënyra më të mira për trajtimin e sëmundjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re