Shqiptarja Klaudia Lata ishte vetëm 21 vjeçe, student, e cila është në listën e viktimave të aksidentit tragjik të trenit në Tempi të Larisas, duke futur në zi familjen dhe njerëzit e saj.

Sipas onlarissa.gr, Klaudia ka lindur pikërisht në Larisa, ku ka marrë nënshtetësinë greke. Prindërit e saj posedonin një dyqan mishi.

Ajo vetë ishte një studente e shkëlqyer e Mjekësisë e një Shkolle Ushtarake në Selanik.

Ajo kishte shkuar në Patra, duke qëndruar aty tre ditë, për të marrë më pas trenin që vinte nga Athina në drejtim të Selanikut. Pikërisht aty dhe hipi në tren për t’u kthyer në shkollën e saj.

Prindërit e saj, të cilët jetojnë në një fshat të Larisas, i kërkuan asaj të ndalonte te ata për t’u çmallur. “Ndalu që të të shohim”, i thanë.

Megjithatë, thuhet se nga koha e pakët në posedim ajo nuk ndaloi te familja, duke dashur të shkonte më shpejt në Selanik. Siç u shpjegua, donte të pushonte edhe disa orë, për të filluar leximin. Por fati kishte plane të tjera, pasi jeta e saj do shuhej nga përplasja e katastrofike e dy trenave.

Klaudia kishte një motër e një vëlla, Xhenin dhe Elvisin. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re