Ndryshe nga shumë të rinj të moshës së tij, Adin e gjen në qytetin e Krujës. 27 vjeçari ka vendosur të qëndrojë pasi ka punë çdi ditë. Madje një punë jo të lehtë që kërkon durim dhe aftësi.

Adi krijon qeleshe në punishten e tij. Çdo qeleshe bëhet sipas traditës që i kanë lënë të parët. 27 vjeçari tregon se është krenar për punën që kryen, pasi ky zanat është i bukur.

“Në fakt është ndjenjë krenarie kur ndjek hapat e të parëve dhe kur punon në këtë zanat kaq të bukur”,-thotë i riu.

Por përtej kënaqësisë kur krijon një element kaq tradicional për Shqipërinë, puna për të bërë një qeleshe kërkon një orë e gjysëm.

“Për të bërë një qeleshe, e cila ka nga 1-12 procese minimumi kërkon një orë e gjysmë. Por para së gjithash kërkon përkushtim dhe durim, pasi është një punë e cila bëhet e gjitha me dorë. Kryesisht këto qeleshe i blejnë të huajt pasi në Krujë presim shumë vizitorë, por ehe shqiptarët duan ta kenë një qeleshe origjinale në shtëpi”-tregon Adi në intervistë për Top Channel.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re