Katër persona, duke përfshirë një vajzë 15-vjeçare, janë gjetur të
fshehur brenda automjeteve, në përpjekje për të ikur nga Maroku.  Tre
automjete u ndaluan në doganën në Beni Enzar në një hapësirë kohore
 ​​prej vetëm tre orësh, mes orës 9 dhe 12.

Brenda makinave, zyrtarët e doganës  gjetën vajzën dhe dy djem të tjerë, që besohet të jenë 20 dhe 21 vjeç. Njëri prej tyre ishte i fshehur në sendiljet e pasme dhe dy të tjerët në pjesën e parakolpit të makinës.

Dy nga tre të ndaluarit duhej të stabilizoheshin nga mjekët pas
shfaqjes së simptomave të asfiksisë, çorientimit dhe dhimbjes së
përgjithësuar në nyje për shkak të mënyrës në të cilën kanë qëndruar për
një kohë të gjatë teksa udhëtonin.

Një kamion i katërt u kontrollua më pas në portin spanjoll të
Melillës dhe zyrtarët gjetën një 20 vjeçar në automjet. Besohet se
njeriu kishte ‘përfituar’ nga pakujdesia e shoferit për të hyrë në
brendësi të kamionin. Garda Civile tha se shoferët e makinave tani janë
ndaluar dhe do të shkojnë në gjykatë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re