Numri 2 i PS, Taulant Balla ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregon investimin e rëndësishëm që ka bërë për qytetin e Elbasanit biznesmeni Gjergj Luca, i cili pak ditë më parë u përfshi në një përplasje fizike me kandidatin e PD për deputet, Luçiano Boçin.

Balla shkruan se kjo video është përgjigjja më e mirë edhe dallimi mes opozitës që ka në program sipas tij dhunën dhe PS që synon zhvillimin.

Postimi i plotë:

Kjo video është përgjigjia më e mirë dhe dallimi i qasjes mes nesh dhe atyre që kanë për program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes private.

Mirënjohje çdo sipërmarrësi shqiptar që krijon vende pune dhe prodhon mallra “Made in Albania”.

E falenderoj sipërmarrësin Gjergj Luca, i cili afro 6 vite më parë e pranoi ftesën tonë të investojë në Elbasan më shumë se 15 milionë Euro dhe të punësojë të paktën 1500 punëtorë deri më tani.

#punëjogjumë

#skakohëpërpushim

#shqipëriaeardhmjajonë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re