Ky është një hero i vogël. Kjo video ishte përhapur gjerësisht në
mediat sociale kineze në ditën e publikimit, rreth dy vite më parë dhe
tani ka marrë rreth 7.5 milion shikime vetëm në kanalin në youtube
“People’s Daily, China”, ndërsa ishte shpërndarë nëpër rrjetet sociale
në pothuajse gjithë botën, ku shifrat e shikimeve kalojnë edhe
miljardëshin.

Në të tregohet një vogëlush, thuajse foshnje, që kap një tub hekuri
dhe përpiqet të mbrojë gjyshen e tij nga Njësia e Menaxhimit Urban që
vepron në qytetet kineze për të detyruar shitësit e paligjshëm në rrugë
të zbatojnë rregullat higjenosanitare, kanalizimet dhe parkimet.

I vogli u filmua duke bërtitur: “Mos e prekni gjyshen time. Ikni, mos e prekni gjyshen time”.

Ai e përsëriste këtë ndërkohë që kishte kapur një tub hekuri dy herë më
të madh se vetja dhe me të gjuante policët bashkiakë që të shtyheshin
larg. Të qeshurat e spektatorëve që ishin prezent në vendngjarje nuk
kishin të ndalur. Kjo video me heroin e vogël shpërndahet edhe sot nëpër
faqe të ndryshme në facebook e instagram

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re