Skip to content

KJV konfirmon në detyrë Drejtorin e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Pëllumb Seferin, Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Trupa e Vlerësimit e përbërë nga Ana Kapaj, Kozeta Ndoi dhe Marjeta Gjelaj, e kanë vlerësuar Seferin në të trija shtyllat e vlerësimit duke mos i gjetur shkelje që do ti rrezikonin postin që mban.

Pavarësisht se në seancën e mëparshme dëgjimore, KJV i specifikoi 2 pasuri, një apartamant të blerë në vitin 2003 dhe një tjetër në vitin 2010, Seferi arriti ta kalojë vettingun. Në relacionin e djeshëm, KJV gjeti shkelje në deklarimin e burimit të të ardhurave që i kanë shërbyer për të blerë apartamentet.

/faxweb