Një kompleks i ri në Jalë, e një tjetër në Ksamil. Këto janë vetëm dy nga 27 leje të reja që ka miratuar Këshilli Kombëtar i Territorit.
Në mbledhjen e kësaj të hëne, ky Këshill ka miratuar planet vendore të shtatë bashkive: Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol, Shkodër, Lezhë e Rrogozhinë. Në planet e zhvillimit bien në sy ndërtimet e shumta të hidrocentraleve në Osojë, Goricë e Malësi e Madhe, si dhe ndërtimi i një fabrike në Spaç.