Ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha në rrjetin social “Facebook” shkruan se liria e medias është një kusht i rëndësishëm i procesit të integrimit të Shqipërisë, si edhe një tregues i demokracisë në vend.

Ndërsa përmend reagimin e dhënë nga Reporteri për Lirinë e Medias, Stefan Schennah, i cili i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të heqë dorë nga ndryshimet e propozuara, Gjosha shton se çdo përpjekje bëhet për të izoluar Shqipërinë.

Statusi:

Raporteri për Lirinë e Medias në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Stefan Schennah, i ka bërë thirrje sot Kuvendit të Shqipërisë për të hequr dorë nga ndryshimet që Kryeministri ka propozuar për ligjin e shpifjes.

Rikujtoj se liria e medias është një kusht i rëndësishëm i procesit të integrimit të Shqipërisë por edhe një tregues i nivelit të demokracisë në vend. Cdo përpjekje për të cënuar lirinë e fjalës, është një përpjekje për të izoluar Shqipërinë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re