Skip to content

Klajda Gjosha feston Ditën e Verës në njësinë 7 të Tiranës: Mbështetja më e madhe qytetare që ky vend ka parë

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se ka festuar Ditën e Verës në njësinë numër 7 në Tiranë.

Gjosha thekson se ka marrë mbështetje maksimale nga ana e qytetarëve. Ajo shton se njerëzit duan ndryshim të gjendjes së vendit dhe do ta bëjnë këtë gjë me votë, më 25 prill.

Postimi i ish-ministres së Integrimit, Klajda Gjosha:

Emocion shumë i madh të festoja Ditën e Verës, në këtë familje të mrekullueshme, në njësinë 7 të Tiranës! Bashkë me mikriptjen, ndjeva mbështetjen e madhe për ndryshimin e 25 Prillit. Jam pranë jush sot por edhe më shumë pas zgjedhjeve . Kjo do të jetë aleanca më e madhe qytetare që ky vend ka parë ndonjëherë

Emocion shumë i madh të festoja Ditën e Verës, në këtë familje të mrekullueshme, në njësinë 7 të Tiranës! Bashkë me…

Posted by Klajda Gjosha on Sunday, March 14, 2021