Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka humbur një njeri të shtrenjtë dhe ka ndarë me miqtë një mesazh prekës. Bëhet fjalë për babain e saj, i cili është ndarë nga jeta para kohe për shkak të një sëmundjeje. Teksa publikon një foto familjare, ajo shkruan se babai ishte heroi i saj dhe modeli më i mirë që mori në jetë.

“Dua të të kujtoj kështu siç je këtu, në ditën më të lumtur të jetës tënde. Sot fatkeqësisht ti ke bërë eklips në zemrën time. Për mua koha ka ndalur dhe shpirti është vrarë aq shumë sa nuk di se si do arrijë të shërohet. Ti je heroi im, modeli më i mirë që unë mora në jetë. Jam krenare për ty babi im. Zot sa më mungon, edhe pse ke vetëm pak orë që je ndarë nga kjo jetë. 🙏🙏🙏”, shkruan Gjosha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re