Ministri I Brendshëm Taulant Balla garantoi opinionin public dhe në vecanti familjen e Klajdi Bitrit se autoritetet tona do ta ndjekin procesin gjyqësor në itali në mënyrë që  drejtesia të shkoje në vend.

 

Këtë qëndrim ai e mbajti gjatë vizitës ngushelluese që kreu në Lushnjë në banesën e Klajdi Bitrit, ku ishte se bashku me kryetaren e bashkisë Eriselda Sefa.

 

Pasi ngushëlloj prinderit e 23-vjecarit ai shprehu gatishmërine e  shtetit shqiptar për të qënë pranë dhimbjes se tyre për cdo nevoje qe do të kenë.

 

Ceremonia e lamtumirës e Klajdi Bitrit u zhvillua në Lushnjë ku morën pjesë qindra qytetare.

 

Shpenzimet e ardhjes se trupit nga Italia dhe më pas ato të ceremonisë mortore u morën përsiper nga bashkia Lushnjë,.

 

Klajdi Bitri u vra të dielën në Itali pas një sherri banal për cështje të trafikut rrugore.

 

Ai hyri të ndajë një konflikt mes një shtetasi algjerian dhe një familje italiane me të cilën kishte miqësi

 

I riu u godit me shtize peshkimi në gjoks nga algjeriani duke gjetur vdekjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re