Dorëheqja e Lulzim Bashës, ndryshe nga sa pritej, i ka mërzitur njerëzit e “Foltores”, me në krye Berishët.

Këta në vend që të gëzonin, kanë që dje që thonë se dorëheqje e Bashës është një akt hilacak.

Madje Berisha nuk guxoi të përmendte se tani kryetar i PD do të jetë ai.

Drejtori i lajmeve të televizionit të Berishës, Bledian Koka, i revoltuar thotë se dorëheqja e Bashës është një kurvëllik politik.

“Kryehumbesi nuk heq dore nga hilet. Praktikisht ne gjithe keto kohe “reflektimi” Lulzim Basha ka vendosur 1 vit para qe ti humbe zgjedhjet lokale te 2023 ne tavoline.

Vetem kesaj here me nje ndryshim. Humbja te mos jete e tij, por e Enkelejd Alibeajt qe e ka emeruar “kryetar”.

D.m.th sipas propozimit te Lulit, zgjedhjet nga qendra ne krye duhet te behen pas zgjedhjeve lokale dhe 1 vit PD duhet te vije si kali ne leme me Lulin “kryetar kopil” qe qeveris sa nga vila ne Lunder, tek ajo ne Hamalle.

Kjo nuk eshte doreheqje, por nje kurvellik politik i i ulet i nje hilacaku pa din e iman.

p.s….Lulzim Basha kerkon ta asgjesoj PD-ne per nje vit, vetem e e vetem qe humbja e 7-te e partise te mos jete e tija, por e Alibeajt”, shkruan ai i revoltuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re