Gjatë një takimi me studentët e drejtësisë në Shkodër, ish presidenti Alfred Mojsiu shigjetoi politikanët, që sipas tij përdorin një gjuhë jo etike dhe vetëm ngrenë akuza. Ai ndali dhe në ndikimin i politikës tek drejtësia.

Ish presidenti Alfred Mojsiu kritikon ashpër politikanët. Ai thotë se gjuha që përdorin për të sulmuar njëri-tjerin është e rëndë dhe nuk janë të prirur për rotacion.

“Klasa jonë politike ka një defekt shumë serioz. E para asnjë nuk do të lëshojë kalin. Shikoni shtete e tjera të rajonit u ndryshuan. Ne nuk duam të ecim. Nuk kam dëgjuar një votim që të thonë, u bë votimi fitove të lumtë dhe secili në punën e vetë. S’kam dëgjuar që pas një votimi mos thonë u vodh. Të shkojmë pas programit jo pas njeriut”, u shpreh Mojsiu.

Ai u ndal edhe tek marrdhëniet e politikës me organet e drejtësisë.

“Politika është në rolin e akrepit, ka lëshuar helm, për ta helmuar drejtësinë dhe e ka korruptuar drejtësinë. Si ekonomikisht si politikisht”, shtoi më tej ai.

Mojsiu foli edhe për situatën e tensionuar në Kosovë.

Këto deklarata ish-presidenti i bëri gjatë një takimi me studentët e drejtësisë në Shkodër.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re