Skip to content

Klasat kolektive, Rama shpërthen ndaj opozitës

Akuzat e opozitës për problemet në shkolla dhe klasat kolektive, janë quajtur shfaqje kukullash nga kreu i qeverisë Edi Rama.
 
Përmes një postimi në profilin e tij në Twitter kryeministri Rama shkruan se, klasat kolektive janë një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim, pasi i futën fëmijët në terrin e paditurisë.
 
“Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyre deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë”.