Motra e Klaudio Myrtaj, shqiptari 34-vjecari që u vra të shtunë në Itali teksa punonte në një biznes, u shpreh e shokuar nga ngjarja, duke deklaruar për mediat italiane se vëllai i saj ka qënë pa probleme.

Desara Myrtaj u kontaktua nga La Stampa dhe deklaroi se vellai i saj kishte mbaruar fakultetin dhe më pas masterin për marrëdhenie me publikun.

 

«Jam e shokuar, nuk e kuptoj. Klaudio ka qenë gjithmonë vëllai më i mirë në botë, gjithmonë pranë meje. Një djalë i artë, ai ndoqi universitetin dhe një master në marrëdhëniet me publikun. Ai punonte në një call center në Tiranë, por gjashtë vite më parë babai ynë ndërroi jetë, kështu që u kthye në Vlorë për të qenë pranë nënës së tij. Por neva na duheshin para.

 

29-vjecarja tregon sesi Klaudio u largua për në Itali vite më parë.

 

Ai ra në kontakt me kushërinjtë e tij në Caraglio, me të cilët jemi shumë të afërt. Fillimisht shkoi në Spanjë për pushime, më pas iu bashkua atyre në Itali.

 

Vajza nga Vlora rrëfen sesi e mori vesh që vëllain ia kishin vrarë në Itali.

 

 E prisnim për natën e ndërrimit të viteve . Më thirrën kushërinjtë e mi. Unë vërtet nuk di çfarë të them. Flisnim çdo ditë me Klaudion, ai nuk tha kurrë ndonjë gjë të çuditshme, madje as kushërinjve të tij. Ai ishte njeriu më i sjellshëm dhe më korrekt në botë, ai nuk mund të lëndonte askënd”. Partnerja e tij? “Kam folur me të një ose dy herë. Kam lexuar për krimin e pasionit, por nuk gjej asnjë logjikë në të. Ne kemi besim te drejtësia italiane, le të sqarohet – përfundon ajo – por mbi të gjitha mendoj se mamaja është e shkatërruar. Për të, më e rëndësishmja tani është të kthejë Klaudion në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur, për t’i dhënë lamtumirën e tij”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re