Presidenti i Republikës Ilir Meta mbledh sot Këshillin e Lartë të Drejtësisë i cili merr vendime të rëndësishme.

KLD është organi kryesor qeverisës i drejtësisë, e cila është tronditur nga skadimi i organeve të saj kryesore,

si dhe nga mos ngritja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit si dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

KLD, me kërkesë të ministrisë së Drejtësisë do të vendosë për fatin e katër gjyqtarëve.

Ministrja Etilda Gjoni kërkon shkarkimin e tyre por vendimi duhet të merret me shumicë vote.

Pritet që të ketë debat të ashpër mes anëtarëve gjyqtarë dhe ministers së Drejtësisë.

Kjo panoramë ka ndodhur edhe në mbledhjen e fundit.

Ministria e Drejtësisë kërkon shkarkimin e Petraq Currit, Ergys Selmanit, Ahmet Jangullit dhe Ken Dhimas.

 

Kush janë gjyqtarët që kërkohen masë shkarkimi?

 

Petraq Curri është gjyqtari i Durrësit që sipas ministrisë liroi Alket Hatinë, i konsideruar baroni i drogës.

Por këtë akuzë vetë Hatia e ka mohuar.

Duke sqaruar se ai nuk dorëzohet pasi e akuzojnë padrejtësisht për një dënim që ai e ka shlyer më parë.

 

Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohet shkarkimi është gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani.

Ai vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.

Shkarkim kërkohet edhe për gjyqtarin administrativ të Shkodrës, Ahmet Jangulli.

Dhe gjyqtarin administrativ të Vlorës, Ken Dhima. Ndërsa zyrtarisht dorëheqjen në KLD e ka paraqitur gjyqtarja e Durrësit Merita Xhani.

Kërkesë të cilën e ka paraqitur prej datës 8 shkurt 2018. Ndërsa kërkesë për dorëheqie mësohet se ka paraqitur dhe një tjetër gjyqtare, Brunilda Kasmi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re