Në një video-telefonatë në emisionin “Wake Up” mëngjesin e
sotëm Kledi Kadiu bëri një thirrje për të gjithë shqiptarët. Duke marrë
parasysh situatën në të cilën ndodhemi për shkak të Koronavirusit, Kledi tha se
duhet të tregojmë kujdes dhe mos përsërisim gabimin e Italisë.

Ai tha se gabimi i Italisë ishte fakti që nuk u mor shumë
seriozisht situata dhe ky virus.  “Na
dukej shumë larg Kina”, tha ai i cili e përsëriti shumë herë rëndësinë e të
qëndruarit në shtëpi si masë kyçe për të parandaluar Koronavirusin.

Ai dhe familja e tij, e përbërë nga bashkëshortja e tij
Charlotte dhe vajza Lea qëndrojnë të izoluar në shtëpi dhe duke qenë se
shtëpinë e kanë afër me detin përfitojnë për të bërë vetëm një ecje të shkurtër
gjatë ditës.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re