Skip to content

Kledi Kadiu merr postin e rëndësishëm në Itali: Ndihem krenar..




Balerini shqiptar me famë në Itali, Kledi Kadiu është emëruar anëtar i
Këshillit Administrativ të Fondacionit të Akademisë Kombëtare të
Baletit në Romë. Kledi njofton se ky vlerësim është bërë nga ministri
italian i Kulturës, Alberto Bonisoli.

“Stina e Verës është e mbushur me lajme të bukura. Këto ditë u
zyrtarizua emërimi im si anëtar i Këshillit Administrativ të Fondacionit
të Akademisë Kombëtare të Baletit në Romë. Ky besim që m’u bë nga
Ministri i Kulturës më mbush me gëzim e krenari. Do të përpiqem të bëj
një punë të mirë e do t’i kushtohem këtij impenjimi të ri me gjithë
pasionin e dedikimin që kam bërë gjithmonë në punën time”, shkruan Kledi
Kadiu.

Kledi Kadiu ka një eksperiencë të gjerë artistike. Ai ka marrë pjesë
në programe shumë të ndjekura televizive: “Amici” , “C’e posta per te”,
“Buona Domenica”, “Proggeti Danza” e “Pequenos Gigantes”.






Previous articleMonika Kryemadhi dhe Presidenti bashkë në malet e PrevallësNext article“Kur ti ike mua m’u shemb bota”, Ardit Gjebrea përlot me fjalët nga shpirti për nënën: Sa shumë më mungon…