Balerini I famshëm shqiptar në Itali Klejdi Kadiu ka reaguar ndaj një postimi spekulativ të Sali Berishës, I cili ka postuar një video nga një spital I Iranit duke e ilustruar si “Urgjenca e Tiranës”.

Në video shikohen mjek dhe infermierë duke kërcyer një valle iraninane që Berisha tenton ta quaj si valle shqiptare për të denigruar mjekët shqiptarë të Urgjencës së Tiranës.

“Pash I trishtuar një postim të ish Presidentit të vendit dhe ish kryeministrit , ku një video e filmuar në një spital të Iranit, paraqitej si urgjenca e Tiranës, ku mjekët po përballen si heronjë me koronavirusin.

Nuk di kë kërkon të dëmtoj zoti Berisha me këtë postim fallco. E sigurt është se të sëmurët nuk I ndihmon dot…”, shkruan Klejdi Kadiu.

Postimi I balerinit të famshëm shqiptar që jeton në Itali, është bërë pas shumë reagimeve që ka pasur në opinion publik postimi denigrues I Berishës, ndaj të cilit kanë reaguar shumë qytetarë të shqetësuar .

 

Më poshtë psotimi I Berishës dhe videoja origjinale e marrë nga Irani.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=wFH6vypVtKE?feature=oembed&w=660&h=371]

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re