Një klerik evangjelist që predikonte në një televizion në Shtetet e Bashkuara, kërkonte 54 milionë dollarë nga ndjekësit e tij për të marrë një avion privat, transmeton Kosova Post.

Kleriku 68 vjeçar Jesse Duplantis, tha: “Unë vërtet besoj se nëse Jezusi do të ishte fizikisht në këtë botë sot, ai nuk do të ishte në gjendje të hipte në gomar”.

Ai me ngulm kërkon që nëse ndjekësit e tij nuk munden të arrijnë shumën e parave të duhura, atëherë shteti i SHBA-së duhet të dhuronte edhe klerikëve tjerë ungjillorë avion privat.

Prifiti evangjelist Jesse Duplantis që jeton në krahinën e Lousiana dhe që predikon në televizion (tele-predikues) në moshën 68-vjeçare, është bërë hit në rrjetet sociale në Lousiana të SHBA-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re