Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në disa qarqe të vendit me përmbytjet pas reshjeve të shiut, ku situata më alarmante duket se paraqitet në Durrës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balliu shprehet: Shi bie në të gjithë botën, por në asnjë vend të botës nuk vidhet si në Shqipëri. Ndaj është përmbytur i gjithë vendi!

Sipas tij, situata nuk është pasojë e fenomeneve natyrore, por rezultat i drejtpërdrejtë i keqqeverisjes, mungesës së investimeve reale në infrastrukturë dhe abuzimit me fondet publike, duke lënë qytetarët të pambrojtur përballë çdo reshje intensive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re