Skip to content

Klevis Qose emërohet në krye të Drejtorisë së Burgjeve

klevis qose

Klevis Qose është emëruar në krye të Drejtorisë së Burgjeve dhe pritet të prezantohet rreth orës 15:00 nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Qose prej disa muajsh mbante detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Provës. Me herët Klevis Qose ka mbajtur postin e drejtorit të SHKB së burgjeve.

Lexo edhe :Related Posts

Klevis Qose vjen pas një karriere të gjate në Policinë e Shtetit, ndërsa është i dekoruar për lufte kundër terrorizmit.

Ai pason në detyrë Admir Abrijan, i cili u dorëhoq muajin e kaluar. Dorëheqja e tij erdhi pas ngjarjes së 15 dhjetorit të vitit të shkuar, ku i dënuari përjetë, Sokol Mjacaj, qëlloi me armë për vdekje brenda burgut të sigurisë së lartë një tjetër të dënuar. Bëhet fjalë për vrasjen e Arben Lleshit dhe plagosjen e një tjetër të dënuari, Indrit Shaqja./