Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë me dije mbrëmjen e kësaj të marte se ka marrë në dorëzim kërkesen e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj,  që kërkon hetim disiplinor për 5 gjyqtarët që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm.

 

Kjo është një kërkesë e cila është bërë me arsyetimin se këta gjyqtarë, kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor, nisur nga kërkesa per shkarkimin e tyre nga detyra, sqaron se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm.

 

Këshilli ndër të tjera nënvizon se do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re