Këshilli i Lartë Gjyqësor intervistoi këtë të enjte tre kandidatët , në kuadër të procesit të përzgjedhjes së tyre për gjykatën e Lartë .

Pasi kaluan të gjitha filtrat, kandidatët Sokol Sadushaj, Ervin Pupe dhe Ilir Panda u morën në pyetje nga Këshilli.

Sokol Sadushi theksoi domodoshmërinë e hartimit të një strategjie për të përballuar numrin e madh të dosjeve të mbartura.

 

SOKOL SADUSHI

 

“Gjykata e Lartë ka nevojë për legjitimitetin që i duhet, siç kushtetuta e ka përcaktuar. Kam objektivat e mia në lidhje me këtë gjykatë. Aktualisht kjo gjykatë nuk ka strategji dhe kjo pikërisht i duhet. Situatë problematike janë numri i stërmadh i dosjeve në këtë gjykatë, por mund të përballohet me një riformatim.”

 

Edhe Ilir Panda ngriti shqetesimin e mbingarkesës së dosjeve, me të cilën përballet gjykata e lartë.

 

ILIR PANDA

 

“Objektiv për një gjyqtar të Supremes është ajo problematik që është problemi i shumë dosjeve të mbledhura në Gjykatë të Lartë. Me profesionalizëm puna duhet të filloj, ndërsa rrugët për t’i zgjidhur duhet të shikohen. Në objektiv janë edhe marrëdhëniet me Këshillin e Lartë Gjyqësor, në marrëdhënie profesionale e institucionale. Fillimisht duhet filluar me emergjencat gjyqësore, më pas ndarje të çështjeve, përmes ndihmësve ligjor, të cilët me këtë angazhim mund të bëjnë riorganizim duke e bërë punën në një mënyrë të tillë.”

 

Ndërkohë kandidati tjetër Ervin Pupe u ndal tek renia e besimi i publikut  ndaj institucioneve të drejtësisë.

 

ERVIN PUPE

 

“Besmi te Gjykata e Lartë ka rënë dhe duhet rikthyer, besoj se mund të jap kontribut si njeri kritik për veten, punëtor e më gjerë. Besoj se do ia dal edhe nëse këshilli më jep mundësinë për më tej. Do kontribuoj që edhe opinioni publik të rrit besimin. Jam etik, kam moral.”

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor pas intervistimit të të gjithë kandidatëve do të  dërgojë emrat në presidencë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re