Hektor Sinani, gjyqtari i Vlorës do të përballet vetëm me një “vërejtje publike”, pas kërkesës së ILD-së që paga e tij të reduktohej me 40%. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili ka rrëzuar kërkesën për reduktimin e pagës së Sinanit.

NJOFTIMI I KLGJ-së:

Të dashur kolegë,

Sot Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori pjesë seancën dëgjimore në KLGJ për procedim disiplinor ndaj magjistratit H.S.

KLGJ pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Vlorës H.S.

Kryetarja Naureda Llagami tha se KLGJ vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës së ILD, dhe caktimin ndaj magjistratit të masës “vërejtje publike”.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani nënvizoi se i qëndronte propozimit, në bazë të hetimit disiplinor, për caktimin e masës “ulje page në masën 40% për 1 vit” për magjistratin H.S.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re