Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar dorëheqjen e gjyqtarit Gjin Gjonit. Teksa mbledhja po zhvillohet online, mësohet se vendimi është marrë me 8 vota pro dhe 2 kundër.
Më 17 korrik te ketij viti, ai i paraqiti KLGJ-së kërkesën për dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e gjyqtarit të Apelit të Tiranës.
Në letrën dërguar gjyqësorit, Gjin Gjoni shprehej se përgjatë 27 viteve karrierë në drejtësi nuk iu ishte nënshtruar presioneve të kriminelëve apo njerëzve të veshur me pushtet.
