Këshilli i Lartë Gjyqësor, përgjegjës për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj, ka njoftuar se 17 studentët që ndjekin Shkollën e Magjistraturës janë kualifikuar duke marrë kështu statusin e kandidatit për gjyqtar.
Njoftimi:
Sot, në datë 26.10.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë: Në kuadër të përgjegjësive që ka lidhur me rekrutimin e gjyqtarëve të rinj, Këshilli, në vijim të procedurave të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore përfshirë dhe pasurinë e figurën, të kandidatëve për pranimin në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2023-2024, profili gjyqtar, vendosi kualifikimin e 17 (shtatëmbëdhjetë) kandidatëve:
Znj. Ornela Troplini;
Z. Elvis Tosuni;
Znj. Enxhi Bushi;
Znj. Marena Panda;
Z. Ilmi Leka;
Znj. Denisa Laçi;
Znj. Elona Musai;
Znj. Enxhi Tamburi;
Znj. Marinela Prifti;
Znj. Miglena Tabaku;
Z. Brikel Toma;
Znj. Valmira Fejza;
Znj. Elsa Gjini;
Znj. Malbora Selgjeka;
Znj. Elsona Fezollari;
Znj. Anisa Likaj;
Znj. Zoica Strora.
