Aktualisht po mbahet mbledhja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku po diskutohet në lidhje me shkeljet e bëra nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe shkarkimin e saj nga detyra. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtares pasi shkeljet e bëra prej saj nuk vijnë nga paaftësia por si rezultat i një veprimi të drejtpërdrejt dhe të vullnetshëm.

Ndërkohë vetë Enkelejda Hoxha nuk ka pranuar që të jetë e pranishme në seancë, për shkak se nuk preferon që të shkojë si e arrestuar, dhe ka kërkuar shtyrjen e saj.

“Në 5 procese gjyqësore është konstatuar një mungesë thelbësore në arsyetimin e vendimeve gjyqësore, të cilat detyrimisht duhet të jenë të arsyetuara, në zbatim të procesit të rregullt ligjor, dhe mundësisë për ushtrimin e kontrollit të tyre jo vetëm gjyqësor por dhe në këndvështrim të kontrollit për efekt procedimi disiplinor.

Në analizë të kriterit “shkalla e fajësisë dhe motivi” në raport me faktet e provuara në këtë proces hetimi disiplinor paraprakisht vlerësohet se: veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates në çështjet objekt hetimi, nuk janë kryer në kuadër të paaftësisë së saj profesionale, por si rezultat i një veprimi të drejtpërdrejt dhe të vullnetshëm nga ana e saj;

Nuk janë respektuar dispozitat penale me karakter urdhërues, të cilat parashikojnë kritere me karakter objektiv, ndalues dhe me një përmbajtje të drejtpërdrejtë dhe lehtësisht të kuptueshme për lirimin e të dënuarit, ku përvoja e gjatë profesionale në detyrë e magjistrates e lejon të interpretojë dhe zbatojë drejt këto dispozita;

Sjellja në vijimësi e magjistrates nën hetim Enkeleida Hoxha mbi kërkesat e të dënuarit H.B duke shmangur pa shkak ligjor gjyqtarët e tjerë nga gjykimi i kërkesave të tij, pranimi i 5 kërkesave në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje flagrante të tij, duke sjellë edhe lirimin e të dënuarit H.B nga burgimi i cili nga një vendim fillestar me burgim të përjetshëm nga  autoriteti i huaj gjyqësor, pas njohjes së tij me 25 vite burgim, përfundoi duke vuajtur në shtetin shqiptar vetëm 3 vite burgim në një kohë që mas dhënies së vendimit të njohjes nr. 1016/2016, i kishin mbetur për të vuajtur edhe 16 vite 4 muaj referuar urdhërit të ekzekutimit të prokurorit, provohet mungesën e kriterit objektiv të paanshmërisë në gjykim si dhe diskretiton rëndë figurën dhe objektiv të paanshmërisë në gjykim si dhe diskretiton rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit si brenda vendit ashtu edhe në marrëdhënie me autoritetet gjyqësore të huaja,vendimet e të cilave njihen dhe ekzekutohen në shtetin shqiptar.

Për sa më sipër, kërkojmë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të administrojë provat e paraqitura nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në këtë procedim disiplinor dhe në mbështetje të nenit 105, pika 1, shkronja “dh”; nenit 111, pika 1; dhe nenit 146, pika 2, shkronja “a” , të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të vendosë: “Pranimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates Enkeleida Hoxha, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 140, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 102, pika 1 shkronjat “ç” dhe “dh” dhe neni 102, pika 2, shkronjat “a” dhe “c”, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe caktimin ndaj tij të masës disiplinore “Shkarkim nga detyra””, tha Metani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re