Pas arrestimit të bujshëm të ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, është zbuluar se ai kishte fshehur kokainën brenda vazove të bimëve dhe këtë veprimtari po e kryente në bashkëpunim me nipin e tij.

Kokaina ishte fshehur brenda vazove të bimëve që kishte blerë Kajmaku, klient prej kohësh në një fidanishte.

Kajmaku u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia Italiane me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto.

Kajmaku dhe nipi i tij kishin blerë bimët e vogla në fidanishte, por më pas i vendosën në vazo më të mëdha që i blenë në një biznes lokal, në mënyrë që të fshihnin drogën brenda. Para se të bëhej ndryshimi, pronari i fidanishtes lajmëroi policinë italiane, të cilët më pas arrestuan Kajmakun dhe nipin e tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re