Skip to content

Klienti plagos me thikë kuzhinierin shqiptar në një restorant në Selanik, dërgohet në spital. Si ndodhi ngjarja

Në një restorant në Selanik, kuzhinieri, një shtetas shqiptar, është goditur me thikë nga një klient, pas një debati që patën mes tyre. I plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas mediave greke, gjithçka ka ndodhur rreth orës 17:00 të së dielës, kur për arsye ende të paditura, klienti i restorantit ka debatuar me kuzhinierin shqiptar dhe më e ka goditur me thikë në stomak dhe është larguar.

Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat mbeti i plagosur kuzhinieri, por më pas nga policia u konstatua se bëhej fjalë për një vepër penale.

Autori, i paidentifikuar, po kërkohet nga policia.

“”