Njëri nga autorët dyshuar për vrasjen e Tauland Gjikaj më 3 Mars 2021 në Vlorë, u vetëdorëzua në Policinë e Vlorës këtë të mërkurë. Skerdian Gabrani, njëri nga autorët e dyshuar të vrasjes Tauland Beqirajt alias Gjikaj është personi i vetëdorëzuar.
Lidhur me ngjarjen ka folur për mediat avokati i Skerdian Gabranit i cili tha se klienti i tij ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
“Gjëndja shëndetësore e klientit tim ka qënë tejet e rënduar, dorëzimi i tij erdhi si pasojë e gjëndjes së tij të rënduar psikologjike dhe vendimit për të bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë. Për këtë çështje janë të përfshirë dhe persona të tjerë mesa kam marrë dijeni. Shpresoj që autoritetet ti arrestojnë sa më shpejt, për të sqaruar rrethanat në lidhje me përgjegjësitë e klientit tim. “
Cili ka qënë pozicioni i klientit tim: Klienti im ka qënë personi i cili ka dalë i pari nga automjeti për të folur me viktimën. Pasi vetë viktima dhe Gabrani kanë njohje të hershme dhe nga sa ka deklaruar klienti im ende nuk është në gjëndje të shpjegojë pse agravoi situata. Ska qënë asnjë rrethanë që të ndodhte kjo tragjedi që ndodhi.
Avokati sqaron edhe faktin se klienti i tij nuk ka asnjë precedent të mëhershëm penal dhe se pozicioni i tij në këtë ngjarje është i personit që nuk kishte gisht as në paramendim as në ideiimin e ngjarjes.
Keni folur me familjarët e viktimës?
Nuk jam personi duhur për të folur për këtë, i shpreh ngushëllimet e mia familjes.
I druheni një atentati të mundshëm?
Në këtë histori duhet të sqarohet pozicioni i tij në këtë ngjarje por nuk ka asnjë problematikë të tillë, mesa jam në dijeni nuk ka pasur asnjë rrethanë që të agravonte në përdorim armësh.
Rruga ligjore?
Do të bashkëpunojmë me autoritetet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Kujtojmë se lidhur me ngjarjen ishte arrestuar vetëm njëri nga autorët e dyshuar të vrasjes, i cili është Hans (Andi) Jonuzaj. Ndërsa Gabrani u vetëdorëzua sipas informacioneve, pasi ishte konsultuar me avokatët e tij dhe jo nga ndërhyrja e policisë
Jonuzaj nga Vlora u arrestua në momentin që po tentonte të largohej me makinën e tij tip “Ford”, brenda së cilës u gjet edhe një armë zjarri kallashnikov.
Burime i thanë Fax News se Garbeni dhe Jonuzaj janë 2 autorët e përfshirë drejtpërdrejt në ngjarje ndërsa i treti që ndodhet në kërkim ka luajtur rolin e bashkëpunëtorit.
loading…
/faxweb
