Pikërisht në orarin e protestës, Rama jep mesazhe live në television për reformën zgjedhor. Ai thotë se “koha nuk pret pasi reforma zgjedhore duhet të materializohet. Një nismë e deputetëve duhet të hyjë dhe miratohet nga parlamenti. Kështu që kemi humbur shumë kohë duke pritur miqtë që papritur e pakujtuar janë mbërthyer nga pasioni për Teatrin.
Jemi në hapat e fundit, nëse duam që Refomën ta implementojmë në zgjedhjet e ardhshme. Ambasadorja amerikane për sistemin danez? E ka thënë ajo, apo e keni vënë ju në gojë. Nuk di të ketë një sugjerim të tillë sepse nuk është e përfshirë në një temë të tillë. Nuk është temë përsa më takon mua dhe ne, tema është e përcaktuar nga BE” – deklaroi Rama.
I pyetur nga Euroneës Albania se shembja e Teatrit ashpërsoi klimën politike dhe se si do i bindë PD dhe LSI të kthehen në tryezë Rama: Teatri nuk është rekomandim e OSBE, është vendimmarrje e autoriteve. Është e debatueshme, e kundërshtueshme. Por nuk është çështje që mund t’i kalojë opozitës.
Nuk shoh lidhje mes të dyjave në kuptimin që e shprehët ju. Por ka lidhje sepse opozita nuk ka treguar ndonjë vullnet për të kryer reformën zgjedhore, sepse e presim prej vitesh. Tek trualli ku janë spostuat sot kanë parë një shesh për përshesh pasi u ezaurua përsheshi i Astirit.
