I dërguari me punë i SHBA-së në Shqipëri, David Wisner u shpreh se një klimë e shëndetshme biznesi mund të arrihet përmes një mjedisi transparent dhe konkurrues.

Wisner në mbledhjen e përgjithshme të Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë u shpreh se tregtia dypalëshe e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara është rritur, ndërsa shtoi se ka ende potencial të pashfrytëzuar në vendin tonë.

Ai u shpreh besimplotë se Shqipëria do të tërheqë më shumë investime amerikane, ndërsa theksoi se duhen zgjidhur pretendimet për pronat dhe të çrrënjoset korrupsioni nga sektorët e biznesit dhe drejtësisë.

“Historia e sotme është ajo e rritjes. Investimet e huaja të drejta amerikane arritën nivele në 270 mln dollarë në qershor të në vitin 2023, duke regjistruar një  rritje prej 33% me bazë vjetore. Gjithashtu tregtia jonë dypalëshe është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Sigurisht ekziston një lodhje e qartë e shtetit të së drejtës dhe një klime të shëndetshme të biznesit.

Ne dimë që mund të arrijmë një klimë të shëndetshme biznesi vetëm përmes një mjedisi transparent dhe  konkurrues. Ndaj, për këtë çështje SHBA-të kanë mbështetur reformën në drejtësi në Shqipëri. Dhe duke ditur që është e vështirë, po bëhet përparim i vërtetë. Jemi besimplotë që Shqipëria do tërheqë  më shumë investime nga SHBA, teksa qeveria bën me efikase rregullat dhe procedurat, zgjidh pretendimet për pronat, çrrënjos korrupsioni nga sektorët e biznesit dhe drejtësisë. Kjo  do të ndihmojë punën tuaj dhe do të na bëjë të gjithëve më të begatë.

Ne do të vazhdojmë partneritetin me Dhomën Amerikane të Tregtisë dhe shpresoj që në kapitujt e ardhëm të ofroj rekomandime për përmirësimin e klimës së biznesit. Duke punuar së bashku e di se do të arrijmë aty”, u shpreh ndër të tjera Wisner.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re