Mjeku norvegjez i mjekësisë së urgjencës dhe anesteziologu Mads Gilbert ka ofruar ndihmë gjatë bombardimeve të rënda izraelite të Gaza-s për dyzet vjet. Ai është profesor universiteti dhe autor i dy librave për Gaza-n. Aktualisht ndodhet në Kajro, nga ku prej javësh po tenton të hyjë në Gaza-n e pushtuar.

Ai foli për Al Jazeera-n mbi fatkeqësinë humanitare në Gaza, vuajtjet e civilëve, bombardimet e spitaleve dhe përvojën e tij në terren.

Mads Gilbert e përshkroi ushtrinë izraelite si “forca më imorale dhe më e neveritshme në histori”.

“Ushtria okupatore izraelite, pasi vrau 12,000 njerëz në Gaza, duke përfshirë 6,000 fëmijë, plagosi 28,000 njerëz, vrau foshnjat e lindura para kohe dhe ndërpreu furnizimin, energjinë dhe ujin, pas gjithë kësaj, ata thonë se duan t’i japin disa pika karburant Spitali Al-Shifa. Kjo është vrasje dhe gjenocid”.

Ai shpjegoi se ajo që nevojitet menjëherë është “heqja e rrethimit të Gaza-s dhe furnizimi me ujë dhe energji elektrike për popullatën”.

Ai shtoi se njerëzit po vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit dhe energjisë elektrike. “Janë 38 foshnja në inkubatorë që po vdesin për shkak të kësaj ushtrie që lufton si frikacake”.

Ai iu drejtua autoriteteve izraelite dhe tha: “Lëri Kombet e Bashkuara të sjellin karburant, të hapin Gaza-n dhe të sigurojnë që vrasja e fëmijëve dhe njerëzve për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe ujit të ndalet”.

 Ai zbuloi standardet e dyfishta në komunitetin ndërkombëtar dhe vuri në dukje se askush nuk do të lejonte që ajo që po ndodh në Gaza të ndodhte në Ukrainë apo në ndonjë nga vendet perëndimore, duke theksuar: “Nëse foshnjat do të ishin të bardhë, askush nuk do të pranonte. . .”

Gilbert e përshkroi Izraelin si liderin e racizmit në Perëndim dhe tha: “Kur dëgjoj liderët e Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara duke refuzuar një armëpushim, atëherë e di se ushtria izraelite mbështetet nga qeveritë perëndimore dhe se ata janë bashkëpunëtorë në krime, në vrasjen e fëmijëve jetët e të cilëve ata mund t’i kishin shpëtuar”.

Ai ia bëri pyetjen kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit amerikan Joe Biden, duke thënë: “Si mund ta shpjegoni vrasjen e 6000 foshnjave në 4 javë dhe eliminimin e jetës së foshnjave të lindura para kohe?”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re