Ambasada e SHBA në Tiranë reagon lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho.

Duke përgëzuar Altin Dumanin për shërbimin e tij si kryeprokuror i Prokurorisë së Posaçme, ambasada shprehet se pret vazhdimin e partneritetit të fortë me kryeprokurorin e ri Klodian Braho.

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK“, shkruan Ambasada e SHBA në mesazhin e saj në rrjetet sociale.

LEXO EDHE: Lufta e fshehtë diplomatike SHBA-BE për kreun e ri të SPAK/ Washingtoni ‘mposhti’ Brukselin. Po tani?

Klodian Braho u zgjodh sot kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 7 vota pro. 3 vota shkuan për Adnan Xholin dhe 1 për Elvin Gokajn.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re